Maqedoni

Ruzhin: Data, pas miratimit të metodologjisë për zgjerim

15.12.2019 14:01

Dokument -propozimi i dorëzuar nga grupi i shteteve të BE-së në Bruksel ku kërkohet përshpejtimi i integrimit të Ballkani Perëndimor...

Dokument -propozimi i dorëzuar nga grupi i shteteve të BE-së në Bruksel ku kërkohet përshpejtimi i integrimit të Ballkani Perëndimor dhe reformat e brendshme të BE-së  mos të jenë parakusht për zgjerim shkon në favorin tonë thotë ish ambasadorit Nano Ruzhin.
 
Por megjithatë ai sqaron se  vendet e Vishegradit Austria, Sllovenia dhe Italia,  në BE nuk kanë ndonjë  forcë të madhe politike. Nëse cilit do propozimi  nuk i thuhet PO nga Franca dhe Gjermania  nuk do të ndryshonte asgjë kursin evropian ndaj RMV-së dhe Shqipërisë. 
 
“Neve na konvenon kjo iniciativë  por sidoqoft motorët kryesorë të BE - së janë Franca dhe Gjermania, cka do të thonë këto dy vende ajo praktikisht  do të realizohet. Në një moment kur Gjermania dobësohet rolin e shtetit  më të fortë pas daljes ë Britanisë së Madhe nga BE, shihet se Parisi është aktori më i fuqishëm respektivisht Macron, i cili kërkoi metodologji të re që rrjedhimisht kjo metodologi disa punë mund t’i rregullojë”, u shpreh ish ambasadori Nano Ruzhin.
 
Ruzhin është optimist se deri në mars do të miratohet metodologja e re për zgjerim dhe më pas do të vijë sinjal pozitiv për RMV-në dhe Shqipërinë. Inkurajon pozitën dhe opozitën të bashkëpunojnë në strategjinë për integrim sa më të shpejt të vendit.
 
“Deri në mars do të miratohet metodolgjia e re dhe gjithashtu shpresoj se do të jepet datë për çka dhe paralajmërojnë. Kësaj rradhe nuk mvaret  as nga RMV as nga Shqipëria por nga BE, dhe elitat politike…Duhet të jemi të kujdeshëm dhe nëse jemi shtet që sinqerisht besojnë në Evropë dhe euroatlantizëm edhe pozita edhe opozita duhet të luftojmë që sa më herët të marrim datë, qoftë edhe me çmim për të humbur dicka brenda”, theksoi Ruzhin.
 
Në janar, Komisioni Evropian do të debatojë metodologjinë e re për zgjerim për të cilën autoritetet e BE-së thonë se në fund të shkurtit duhet të dilet me dokument zyrtar.
 
Autoritetet e vendit janë më të rezervuar kësaj rradhe nëse në samitit e Prillit do të marrim datë për bisedime, për faktin se vlerësojnë  se nga BE mund të vijnë edhe qëndrime të paprituara, siç ndodhi në Samitin e tetorit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU