Maqedoni
Heqja e kuotës për barërat, qytetarët e kënaqur, ilaçe ka mjaftueshëm
15.12.2019 14:23
Me heqjen e kuotës për barëra në barnatoret në nivel nacional, kan përfunduar golgota e pacientëve...

Me heqjen e kuotës për barëra në barnatoret në nivel nacional, kan përfunduar golgota e pacientëve të cilët në ditët e para të muajit dinin të prisnin radhë të gjata për të marrë ilacin e rekomanduar.
Disa nga qytetarët e anketuar thonë se në këtë drejtim tani ndjehen më të qetë sepse në çdo periudhë të ditës apo brenda muajit, me disa përjashtime, po furrnizohen me ilaçet nga lista pozitive.
“Me ndërprerjen e kuotave që nga muaji tetor, qytetarët e anketuar shprehen të kënaqur pasiqë mund të furnizohen me barëra deri në fund të muajit”
“Kur të duam kemi ilaçe nëpër barnatore, nuk kemi aspak problem”.
“Unë tani sapo kërkova lenta për sheqer dhe kishte. Përdori edhe tjera ilace mirëpo kam mund ti gjej nëpër barnatore dhe të them të drejtën jam i kënaqur”.
“Sic po e shoh ka, deri më tani nuk me ka ndodhur të mos gjej ilace. Më herët kur nuk mund t’i gjenim i merrnim privat ilacet, mirëpo tani ka”.
“Po ka tërë muajin barna”.
“Krejt barnat ishin vetëm dy lloje nuk munda t’i marr”.
“Tani për tani ka”.
“Kurrë nuk pi barna”.
“Ndonjëherë ka ndonjëherë nuk ka barna,varet prej ilaceve ato për sëmundje të zemrës më shpejtë harxhohen e pastaj duhet privat të paguajmë”, shprehen qytetaret e anketuar.
Sa u përket shërbimeve shëndetësore, qytetarët thonë se në këtë drejtim akoma nuk ka lëvizje të theksuar, që do të thotë se shërbimet mjekësore në spitalet e vendit vazhdojnë të mos jenë në nivelin e duhur.
Rekomandojnë autoritetet që të kontribuojnë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve mjekësore nëpër shtëpitë e shëndetit dhe spitale.
VLORA LATIFI TOPOJANI
