Maqedoni
Rritja e çmimeve në treg, qytetarët: Karshi standardit, çmimet janë të larta; Tregtarët: Çmimet nuk kanë lëvizur shumë
15.12.2019 14:48
“Në prag të festave të fundivitit çmimet e pemëve dhe perimeve, kanë shënuar një rritje të vogël në treg...

“Në prag të festave të fundivitit çmimet e pemëve dhe perimeve, kanë shënuar një rritje të vogël në treg. Por për qytetarët sigurisht që kjo ka një ndikim duke pasur parasysh standardin e ulët jetësor”.
Të anektuar nga TVM2, blerësit në tregun e Bit Pazarit shprehen se marrë parasysh të ardhurat mujore, cmimet gjithsesi që ndikojnë në xhepin e tyre.
“Të larta janë duke e ditur se qysh i kemi rrogat dhe pensionet”.
“Ndryshim ka per ne pensionet e vogla dhe pagat e vogla”.
“Cmimet janë katastrofë, të larta janë për neve, e shifni edhe vetë, populli nuk ka para”.
“Ashtu janë çmimet nuk ka ndryshime shumë, por një rritje ndikon shumë tek ne”, shprehen qytetaret e anketuar.
Tregatërt e anektuar thonë se në krahasim me periudhën e njejtjë të vitit të kaluar çmimet nuk kanë lëvizur shumë, ndërsa ankohen edhe për mungesë të blerësve.
“Nuk ka ndryshim, por mund të ndodhin ndryshime të vogla 5 ditë para voitit të ri po momnetalishtë nuk ka ndryshime. Interesimi është i dobet për arsye se njerszit nuk kanë të holla por cmimet janë pothuajse të njejta si vitin e kaluar”.
“Interesimi nuk ka shumë ka ra puna thuaj se 60% në krhasim me viteve tjera por ne gjithsesi do të mundohemi”, theksojne tregraret.
Stina e dimrit mban cmimet e pemëve dhe perimeve më të larta në treg sepse prodhimi vendas ulet ndjeshëm dhe shitësit detyrohen që mallin ta marrin nga vendet tjera por ka dhe tregtarë që përfitojnë nga ditët e festave për të fituar më shumë para.
REJHANE BUSHI METAJ
