Maqedoni

Kumanovë, protestë kundër ndotjes së ajrit

15.12.2019 15:41

Në organizim të Iniciativës qytetare “Maqedonia po ngulfatet”...

Në organizim të Iniciativës qytetare “Maqedonia po ngulfatet”, në Kumanovë u mbajtë një protestë kundër ndotjes së ajrit që ditëve të fundit bënë Kumaovën ndër qytetet më të ndotura në botë.
 
Organizatorët i propozuan autoriteteve locale ndërmarrejn e masave afat shkurtëra dhe afat gjate.
 
“Lëvizje restriktive të automjeteve, në kohën kur ndotja e ajrit është më e lartë se normalja, në periudhën prej ora 16-23. Transport falas public, i subvencionuar nga komuna e Kumanovës, gjatë muajve të dimrit kur ndotja e ajrit është e madhe. Vaucer për blerjen e bicikletave të financuar nga komuna e Kumanovës. Formimi i zones së gjelbërt për shëtitjen e qytetarëve. Sanksionim i rrept për ndezjen e mbeturinave e gomave si dhe plastikës në ambiente të hapura si dhe subvencionimi për blerjen e koftorëve me pelet deri 50%”, tha para masës së tubuar Gjerogjievska.
 
Edhe qytetarët shprehin shqetësimin e tyre për prezencën e madhe të grimcave PM10 në ajr andaj kërkojnë masa urgjente për përmirsimin e gjendjes.
 
“Protestojmë për ajr të pastër. Dëshiroj të takohem me kryetarin në një park e jo në ajr të ndotur. Mendoj se masat e ndërmarrura nuk mjaftojnë”, shtoi mes tjerash një qytetar.
 
“Protestojmë që të zvogëlohet ndotja e ajrit. Propozoj që ngrohja me dru të zëvendësohet me gaz, të ulet ndotja e ajrit nga automjetet, pasi që mendoj se këto janë ndotësit më mëdhenjë.”, shtoi mes tjerash një qytetar.
 
Ndryshe komuna e Kumanovës ndër masat kryesore për zbutjen e ndotjes së ajrit shfrytëzon aerosolizimin apo krijimin e shiut artificial si masë afatshkurtër kurse mbjelljen e 5.000 fidaneve si masë afatgjate.
 
FATLUM AQIFI