Maqedoni

Bashkëpunimi i opozitës shqiptare për zgjedhje, vazhdojnë bisedimet por diçka konkrete ende nuk ka

15.12.2019 15:58

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare për më 12 prill...

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare për më 12 prill, në opinion po bisedohet për mundësin e bashkëpunimit të partive politike shqiptare gjegjësisht opozitare dhe tanimë janë realizuar edhe takimet e para mes liderëve dhe grupeve të partive Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, dhe Lëvzja Besa, por diçka konkrte ende nuk ka.
 
Zejd Rexhepi nga Alternativa për TVM2 ka potencuar se interesimi I subjektit të tyre politik fillimishtë do të jëtë bashkëpunimi me Aleancën për Shqiptarët, ku ka pasë edhe takime, ndërsa nuk kanë munguar edhe ofertat tjera të koalicionimit. 
 
“Ne jemi në bisedime me Aleancën, dhe bisedimet për koalicion këtu ngecin, dhe nuk do të hapim bisedime me asnjë subjekt tjetër politik deri sa nuk I përmbyllëm këto, dhe konsideroj se jemi në rrugë të mbarë. Po kemi pas takime, jo në nivel të grupeve të punës, por në nivel të takimeve zyrtare me personalitete të Aleancës, por ende deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Dhe besoj thellë që medoemos diçka do të ketë konkrete. Kemi pasë oferta edhe nga subjektet tjera por nuk kemi pranuar të ulemi në tavolinë bisedimesh pa u përmbyllë bisedimet me Aleancën”, u shpreh Zejd Rexhepi nga Alternativa.
 
Ndërsa Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa për TVM2 ka pohuar se, nuk është korrekte të bisedohet për çështje konkrete pa u shpalluar zgjedhjet, por gadishmëri ka për një bashkëpunim ndëropozitar, por nuk ka në këtë drejtim akoma asgjë.
 
“Çështja e parë mendoj se është jo korekte që të fillohet të bisedohet për çështje konkrete pa u caktuar zgjedhjet me procedurë të regulltë parlamentare. Është e vërtetë se ne si parti opozitare kemi kontakte të vazhdueshme edhe për tema që janë jashtë zgjedhjeve, dhe këto kontakte nuk janë tash në prag të shpalljes së zgjedhjeve të 12 prillit, kështu që diçka konkrete rreth kësaj nuk ka, biseda konkrete, apo oferta konkrete ende nuk ka.  Për Lëvizjen Besa çështjen që e kemi shtruar është se jemi për një bashkëpunim të mirfilltë opozitarë, që nënkupton kualicionim dhe bashkëpunim në mes forcave opozitare”, theksoi Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa.
 
Nga Aleanca për Shqiptarët nuk ishin të kapshëm, por qëndrimi I tyre sipas burimeve të kësaj partie mbetet I pa lënkundër dhe se mbesin për një bashkëpunim me të gjitha forcat politike, të cilat e duan ndryshimin.   
 
FITIM KRYEZIU