Maqedoni

Mickovski, ekonomia dhe politika e jashtme janë katastrofale

15.12.2019 16:33

Politikat ekonomike të Zoran Zaevit dhe LSDM janë katastrofale dhe çojnë shtetin në recension...

Politikat ekonomike të Zoran Zaevit dhe LSDM janë katastrofale dhe çojnë shtetin në recension, theksoi kryetari i VMRO_DPMNE-së Hristijan Mickovski.
 
Sipas kreut të opozitës maqedonase, asgjë që ka premtuar LSDM në pjesën ekonomike nuk është realizuar. Nuk është realizuar as paga mesatare prej 30 mijë denarëve e as rritja e BPV-së prej 5%, kurse vitin të cilin kryeministri Zaev e paralajmëroi si viti ekonomik, sipas Mickovskit është gënjeshtër e madhe.
 
“Nëse e krahasoni tremujorin e parë të 2018, kur diferenca në shkëmbimin tregtar eksport-import është pak më shumë se 350 milion euro me tremujorin e parë të 2019 do të vini re që është afërsisht e njëjtë, por treguesi që ekonomia po shkon në drejtim të gabuar shihet në tremujorin e dytë, i cili në krahasim me vitin 2018 me 2019 ndryshimi në eksporte me importe është rritur me 12.4% në favor të importeve. Me kalimin e kohës me LSDM-në në pushtet, edhe diferenca mes eksporteve dhe importeve rritet, përkatësisht në tremujorin e tretë kjo diferencë është 34%. Eksportet janë 34% më të ulëta se importet në vititn 2019 në krahasim me vitin 2018”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.
 
 Sa I përket politikës së jashtme, Mickovki thekson se ka kufijë që nuk mund të tejkalohen. Një nga çështjet për të cilat nuk duhet të diskutohet, sipas tij është gjuha maqedonase dhe alfabeti cirilik, të cilat janë kodifikuar në kuadër ndërkombëtar. 
 
“Duhet në jetë të dijmë se për çka mundet të negocionojmë në tavolinë dhe për çka jo. Ka disa punë për të cilat duhet të negociohet, por ka disa punë që janë jo dinjitoze për diskutim. Një prej disa çështjeve është edhe kjo. Kodifikimi I gjuhës maqedonsase dhe veçantia e saj është diçka për të cilën nuk duhet të negocionojmë”, theksoi Mickovski.
 
Në qoftë se VMRO vjen në pushtet, Mickovski paralajmëroi se do ta intensifikojë luftën kundër korrupsionit. Sa I përket rastit me ish-ambasadorin Tomisllav Dimitrovski, I cili ka drejtuar armën fqiut të tij, Mickovski tha se do të propozon që ta largojnë nga partia. 
 
ERSAN PAJAZITI