Maqedoni

Modeli me 1 njësi zgjedhore, Thaçi: I pa pranueshëm, humbin shqiptarët

15.12.2019 16:55

Kreu I PDSH Menduh Thaçi, ka theksuar se modeli zgjedhor me një njësi zgjedhore nuk është I pranueshëm për PDSH...

Kreu I PDSH Menduh Thaçi, ka theksuar se modeli zgjedhor me një njësi zgjedhore nuk është I pranueshëm për PDSH, por as për shqiptarët, pasi humbin deputet shqiptar.
 
Sipas Thaçit, duhet bërë nivelizimi I njësive zgjedhore. Për Thaçin është e pa pranueshme që në njësinë zgjedhore numër 6 të ketë votues më shumë se në njësinë numër 3.
 
“Sa i përket Kodit Zgjedhor dua të sqaroj se pavarësisht nëse dikush pajtohet ose jo nga përvoja e them se shqiptarëve nuk u konvenon një njësi zgjedhore, duhet të ngelin këto njësi zgjedhore të cilat me shumë mund i kemi arritur në bisedime, edhe pas Marrëveshjes së Ohrit edhe me Marrëveshjen e Përzhinës. E thjeshta pse nuk u konvenon shqiptarëve një Njësi zgjedhore është kjo, se me një njësi zgjedhore partia e parë që del merr 3-4 deputetë më shumë, partia e dytë po ashtu 2-3 e ne e dimë se në Maqedoni zakonisht partia e parë dhe e dytë dalin partitë maqedonase. Kërkesa decide e PDSH-së është që njësitë zgjedhore të nivelizohen në nivel të Republikës. Jo siç është Njësia zgjedhore numër 6 që ka shumicë absolute te shqiptarët të ketë 40 mijë votues më shumë se njësia zgjedhore numër 3. Këtu bëhet shkelja e numrit të deputetëve shqiptarë”, theksoi kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.
 
Këto komente kreu I PDSH, I bëri gjatë kuvendit të rinis të PDSH.
 
VISAR SADKI