Maqedoni
Zaev: Suksese në ekonomi dhe procesin integrues; Shekeriska: realizuam ëndrrën, për integrim në NATO; Shilegov: Menaxhojmë mirë me pushtetin vendor
15.12.2019 17:34
Politikat e LSDM kanë pasur sukses, sidomos në pjesën ekonomike, sociale dhe në pjesën e integrimeve...

Politikat e LSDM kanë pasur sukses, sidomos në pjesën ekonomike, sociale dhe në pjesën e integrimeve, tha kreu I kësaj partie Zoran Zaev në tribunën e LSDM-së.
Sipas tij, qeveria e udhëhequr nga ai për 2 vite e gjysmë ka arritje më shumë se sa 11 vite sa ishte VMRO në qeveri. Zaev u lëvdërua që përmes rritjes së rrogave dhe pensioneve, subvencioneve për kompanitë, ndihmave për kategoritë e rënuara, qytetarët kanë filluar të ndjejnë dobitë e qeverisjes së LSDM-së.
“Fokusi në ekonomi së bashku me anëtarsimin në NATO do të sjell edhe më shumë investime të huaja dhe kjo është dëshmi se jemi në rrugën e vërtetë. Sot në Maqedoninë e Veriut shikohet si në vend të sigurtë. Ndihmën sociale e kemi rritur jo për 3, jo për 30 por për 300%. Punëtorët më pak të paguar tani marrin pagë më të lartë për 5500 denarë, ato janë 90 mijë familjje në vendin tonë. Të gjithë 800 mijë të punësuarit në vendin tonë kanë interes nga rritja e pagës mesatare. TË punësuarit në çerdhet, arsim, kulturë, shëndetsi, ushtri, qendrat për politikë sociale, policia, ndërmarrjet publike kanë marrur rroga më të larta për 20%. Të njejtat pritet të rriten edhe vitin e ardhshëm, për shkak se jemi në rrugën e duhur. E kthyem vendin tonë përsëri në hartën e botës”, tha kryetarI i LSDM-së, Zoran Zaev.
Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska tha se pikërisht qeverisja e LSDM-së realizoi ëndrën shumëvjepçare për integrim në NATO.
Nga ana tjetër prefekti i qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se me ardhjen e tij në krye të qytetetit, ka ndryshuar për të mirë edhe menaxhimi me qeverisjen lokale.
“Kemi shkruajtur historinë. Kemi të drejtë të jemi të kënaqur dhe krenar. Pas 30 viteve ëndër, qyteti ynë do të jetë kryeqztet i anëtares së NATO-s. Qyteti ynë i cili priti Merkelin Stoltenbergun dhe Tuskin. Erdhën për ti dhënë mbështetje popullit tonë. Shkupi nuk është më një vilajet i zymtë, ku policia ndjek studentët nëpër biblioteka”, theksoi nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.
“Nuk do të lejojmë Shkupi dhe Maqedonia të dështojnë në të kaluarën e zezë. Shkupi vazhdon përpara, drejtë rrugës së vërtetë. Me ndihmën tuaj shkojmë përpara. Së bashku me Shkupin, së bashku me Maqedoninë, së bashku me të gjithë neve”, u shpreh prefekti i qytetit të Shkupit Petre Shilegov.
Nga Lidhje Social-Demokrate gjatë kësaj tribune thanë se edhe gjatë zgjedhjeve të prillit janë të bindur në fitore sepse gjithçka tjetër është kthim prapa.
ERSAN PAJAZITI
