Maqedoni

Eurointegrimet, Pendarovski: Nevojiten reforma pët ta penguar migrimin; Gluk: Sa më shpejtë të fillojnë bisedimet me BE – në; Dimitrov: Mini - Shengeni i mirë por nuk e zëvendëson BE - në

15.12.2019 18:00

Është e drejtë e çdo shteti të Evropës të bëhet antare e barabartë e BE-së,kjo nuk është mëshirë apo lëshim...

Është e drejtë e çdo shteti të Evropës të bëhet antare e barabartë e BE-së,kjo nuk është mëshirë apo lëshim, por një gjë e tillë është paraparë me dokumentin e bllokut themelues, derisa të plotësohen kushtet dhe standardet, tha kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski në tryezën e rrumbullakët për eurointegrime. 
 
Ai vuri në dukje se , negociatat për anëtarësimin e vendit në BE do të zgjasin pesë deri shtatë vjet dhe për të mbijetuar gjatë kësaj periudhe të negocimit, duhet të bëhen reforma të brendshme për të frenuar emigrimin e shtetasve që kanë mbetur, meqë sipas tij, qindra mijëra qytetarë tashmë kanë lëshuar vendin.
 
“Pritja e një metodologjie të re për negociatat e pranimit dhe data e fundit për fillimin e negociatave në pranverën e vitit 2020 nuk duhet të jetë një justifikim për shpejtësinë dhe cilësinë e reformave të brendshme për të cilat ne kemi përgjegjësi kryesore. Edhe me fillimin e negociatave në pranverën e vitit të ardhshëm, kemi një proces të gjatë dhe të vështirë të përparimit, që do të zgjatë, nëse jemi optimist, për 5 deri në 7 vjet”, u shpreh kryetari i shtetit Stevo Pendarovski.
 
MV duhet sa më shpejt të fillojnë bisedimet me BE-në, porosisin nga Unioni i Federalistëve Evropianë
 
“E di që kërkoj shumë por vazhdoj të kërkoj. Nuk duhet të dorzoheni por duhet të jeni më të përkushtuar në këtë rrugëtim dhe mos u zgënjeni nga ky ngadalsim  sepse është i përkohëshëm nëse qëndroni në rrugën e drejtë”, theksoi nënkyetari i Unionit të Federalistëve Evropianë, Kristofer Gluk.
 
Bashkëpunimi rajonal është i mirë për afrimin e shteteve të Ballkanit Perendimorë drejt standarteve Evropjane, por nuk është zëvendësim për antarsim të plotë, tha shefi i diplomoacisë Dimitrov.
 
“Ky bashkëpunim nuk është dhe nuk mund të jetë alternativë, por vetëm mund ta lehtësojë, ta ndihmojë ose ta shpejtojë integrimin e të gjithë rajonit në BE”, u shpreh ministri i punëve të jashtëme Nikolla Dimitrov.
 
Aktualisht më me rëndësi është  ndërtimi i një konsensensusi shtetrorë për modalitete konkrete dhe për angazhimin tona strategjik thanë të pranishmit në tryezën e rrumbullakët për eurointegrime.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU