Maqedoni

Lëndohen pesë persona në një askident në Shkup

15.12.2019 19:40

Në një aksident që ka ndodhur në udhëkryqin nga bulevardi ‘Aleksandari i Maqedonisë’...

Në një aksident që ka ndodhur në udhëkryqin nga bulevardi ‘Aleksandari i Maqedonisë’, rruga ‘Brigada e 16-të e Maqedonisë’ dhe rruga ‘Brigadat internacionale’ një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa katër të tjerët lëndime më të lehta.
 
Nga MPB njoftojnë se në aksident kanë marrë pjesë gjashtë automjete.
 
Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë S.D (51) nga Shkupi. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup