Firmoset marrëveshja RMV-Serbi, hapet vendkalimi kufitar Llojan-Miratoc
Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruajnë sot Marrëveshjen për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan - Miratoc....

Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruajnë sot Marrëveshjen për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan - Miratoc. Ky kalim lidh rajonin e Kumanovës me ate të Luginës së Preshevës.
Për shkak të lidhjeve të ngushta kufitare me qytetarët përtej kufirit, Banorët e vendbanimeve të afërta kufitare mbi 20 vite kërkojnë hapjen e kësaj pike kufitare. Lidhjet janë sidomos midis dy vendbanimeve Miratoc nga ana e Serbisë që është vetëm dy kilometra larg fshatit Llojan, ndërsa banorët e dy vendeve detyrohen të udhëtojnë shumë kilometra për të vizituar familjet e tyre.
Në këtë vendkalim do të kenë të drejë të kalojnë kufirin njerëzit dhe makinat por jo dhe transportuesit, fillimisht me orar të kufizuar nga mëngjesi deri ne ora 22:00.
