Qeveria “zbarkon” në Kumanovë, ministrat do të njihen me hallet dhe kërkesat

16.12.2019 10:14

Kabineti qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev....

Kabineti qeveritar i udhëhequr nga kryeministri, Zoran Zaev, për mbledhjen e 171 qeveritare, sot zhvendoset në Kumanovë.

Kjo praktikë e mbajtjes së mbledhjeve periferike deri tani është zhvilluar në disa komuna, së fundi në Tetovë. Në këtë mbledhje qeveritare, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i komunës së Kumanovës, kryetari i Likovës dhe kryetar të komunave tjera fqinje, prioritet do të kenë informacionet dhe vendimet për projektet dhe prioritetet për komunën e Kumanovës dhe komunat përreth.

Ministrat e kabinetit qeveritar gjatë ditës do të qëndrojnë në terren, për t’u njohur me nevojat e komunave, sidomos Kumanovës, dhe projektet tjera që do të marrin përkrahje.