Erdogan: Turqia do ti përgjigjet çdo sanksioni amerikan

16.12.2019 10:25

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan...

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka konfirmuar sot se vendi i tij mund të mbyllë bazën e Forcave Ajrore të SHBA-së nëse kjo e fundit vendos sanksione kundër Ankarasë zyrtare.

“Varet nga ne që të marrim vendimin për mbylljen e bazës së Ingirlik për Shtetet e Bashkuara. Nëse është e nevojshme, ne do të mbyllim të dyja bazat në Ingirlik dhe Kurezik” - tha Erdogan për televizionin “A Haber”.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme për të dy palët që SHBA të mos ndërmarrë hapa që më pas do të ishte e pamundur të korrigjoheshin.

Elementet e sistemit evropian të mbrojtjes raketore janë instaluar në bazën e Kurezik.

Edhe ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu njoftoi gjithashtu se Ankaraja mund të kërkojë nga SHBA që të tërhiqnin trupat e saj nga bazat e forcave ajrore, nëse Uashingtoni vendos sanksione për shkak të blerjes së sistemeve raketore ruse S-400.