Zaev: Të kontrollohet pasuria e gjykatësve

16.12.2019 10:41

Kreu u qeverisë Zoran Zaev....

Kreu u qeverisë Zoran Zaev, bëri thirrje që pastrami në gjyqësor  duhet të fillojë menjëherë.

Zaev tha se disa nga gjykatësit dhe prokurorët kanë mbetur kështjella e fundit e shtetit të kapur dhe nuk arritën të shpëtojnë nga prangat e tij.

Zaev u bëri thirrje autoriteteve kompetente të inspektojnë pasurinë e gjykatësve dhe prokurorëve, ndërsa Këshilli Gjyqësor ta kontrollojnë vjetërsimin e rasteve.

Ne kemi nevojë për një gjyqësor që vendos, e jo gjyqësor që i vjetërson lëndët, tha Zaev, duke i kërkuar Komisionit Evropian që të aktivizojë instrumentin e monitorimit në gjyqësor.