New York Times: SHBA fshehurazi dëbojnë diplomatë kinezë
Shtetet e Bashkuara dëbuan fshehurazi dy diplomatë të Kinës...

Shtetet e Bashkuara dëbuan fshehurazi dy diplomatë të Kinës që kërkuan të hynin në një bazë ushtarake në shtetin Virxhinia në shtator, raporton gazeta “New York Times”.
Autoritetet amerikane dyshojnë se të paktën njëri prej tyre është një agjent i inteligjencës kineze, shkruan gazeta, duke cituar zyrtarë amerikanë që nuk deshën të emërohen.
Gazeta thotë se këto janë dëbimet e para të diplomatëve të Kinës për spiunazh në më shumë se 30 vjet. Incidenti ndodhi në shtator në një “strukturë të ndjeshme” afër Norfolk, Virxhinia, ku janë vendosur forcat speciale.
Zyrtarët amerikanë mendojnë se diplomatët kinezë donin të kontrollonin masat e sigurisë në bazë.
Diplomatët thanë se ishte një gabim, pasi nuk e flasin mirë gjuhën angleze dhe nuk i kuptuan udhëzimet e rojeve, të cilat nuk i bindën homologët e tyre amerikanë. Dëbimi i tyre, ndodhi në vjeshtë, dhe nuk është njoftuar nga SHBA dhe Kina.
SHBA dhe Kina sapo arritën një marrëveshje paraprake tregtare këtë javë pas muajve të tensioneve mbi tarifat shtesë.
