OERMV: Të rriten investimet në bujqësi

16.12.2019 16:19

Në bujqësi gjendja duhet të përmirësohet dhe për këtë nevojiten masa intervenuese....

Në bujqësi gjendja duhet të përmirësohet dhe për këtë nevojiten masa intervenuese. Kështu konsideron Oda Ekonomike, sipas të cilës sipërfaqet punuese po zvogëlohen, ndërsa shënohet rënie e prodhimtarisë bujqësore, andaj janë të patjetërsueshme investimet në teknologji, mbrojtje te diversitetit dhe zhvillimit të mjediseve rurale. Nga Oda Ekonomike presin të shfuqizohen investimet për subvencione për kompanitë e mëdha, të lejohet importi i qumështit nga Turqia, sepse janë rritur porositë për eksport të punimeve të përpunuara në Rusi.                      

“Kërkohet mundësi për import të qumështit sepse nuk ka mjaftueshëm dhe ka kërkesa për eksport të shtuar në Rusi. Kërkojmë edhe zhvillim të fermave profesionale, apo përkrahje të ekonomive të mëdha për 50 për qind. Sa i përket subvencioneve, të njëjtat nuk kanë dhënë efekt sepse nuk ishin të shpërndara siç duhet. Numrat konfirmojnë se janë zvogëluar sipërfaqet si dhe prodhimet bimore dhe shtazore.”,- deklaroi përfaqësuesi i Shoqatës së bujqve, Vasko Ristovski.

Investimet në inovacione janë tejet të rëndësishme. E ashtuquajtura bujqësi inteligjente dhe parimi i fshatrave të mençura tek ne ende nuk njihet në praktikë.

“Pothuajse i tërë sektori agrar është i përshtatur me rregullativën e BE-së por ne kemi ngecje në inovacionet teknologjike. Shumë pak janë shfrytëzuar mundësitë dhe në këtë segment BE jep përkrahje të madhe. Nëse nuk punojmë në këtë sferë vështirë se do të mund të arrijmë deri tek arritja e një bujqësie konkurrente. Sa më shumë kohë humbim aq pasoja më të mëdha do të kemi në prodhimtarinë bujqësore.”,- u shpreh përfaqësuesi i Shoqatës së Bujqve, Vasko Ristovski.

Sipas kësaj Shoqate për Bujqësi konkurrente në fokus duhet pasur biodiversitetin, masat agroekologjike, zhvillimin rural dhe prodhimet organike. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)