Ekonomi

Kompanitë: Klima e biznesit, e pandryshuar nga viti i kaluar

16.12.2019 16:40

Klima e biznesit në vend është e pandryshueshme nga viti i kaluar.....

Klima e biznesit në vend është e pandryshueshme nga viti i kaluar. Ky është vlerësimi i dalë nga një sondazh me 596 kompani vendore, në bazë të të cilit 13 për qind mendojnë se ka përmirësim, ndërsa 36 për qind mendojnë se klima e biznesit është më e keqe se në vendet tjera të Ballkanit perëndimor. Ndërsa mbi 55 për qind e kompanive vlerësojnë se janë të kyçur në sjelljen e rregullativës ligjore në vend. Sondazhi është pjesë e analizës për vlerësimin vjetor të mjedisit të biznesit nga projekti i USAID-it me OEMVP. 
 
“Hulumtimi është njëri ndër më të rëndësishmit brenda shtëpisë së mjedisit biznesit që ne po e realizojmë për vitin e katërt me radhë. Qëllimi është që të shikojmë mundësitë ligjore që i adreson sektori privat, cilat fusha duhet kenë nevojë përmirësimi dhe sa ligjet ndikojnë drejtpërdrejt në operacionet e tyre. Sondazhet  e vitit 2019 dhe ato të mëparshme tregojnë se ka ende punë për të bërë dhe atë në rregullativën tatimore, çështjen e inspektimit dhe luftën kundër ekonomisë gri.”,- deklaroi drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Drilon Iseni.
 
Në analizë është vërtetuar se çështja e gjobave ndaj kompanive është ulur dukshëm nga vitet paraprake, por njëkohësisht kompanitë ankohen se ka ende inspektorë joprofesionalë të cilët me çdo kusht kërkojnë të dënojnë. Rritje ka shënuar dhe numri i Inspektorëve të korruptuar.
 
“Një fakt shumë i rëndësishëm është se niveli i gjobave ulet në krahasim me vitin paraprak dhe çdo vit kemi trend të uljes, kjo tregon një fakt se inspektoratet filluan që t’i edukojnë kompanitë dhe jo menjëherë t’i gjobitin kur gjejnë parregullsi. Fakt i rëndësishëm është se kompanitë në procesin inspektues hasin në inspektorë që nuk janë të përgatitur profesionalisht, me çdo kusht kërkojnë që të gjejnë parregullsi me qëllim që të dënojnë dhe kategori që ka një rritje të konsiderueshme me vitin paraprak është korrupsioni që rritet nga 5.6 për qind në 9% këtë vit.”,- u shpreh autori i analizës, Milaim Ameti.
 
Kompanitë po ashtu nuk janë të kënaqura me masat e ndërmarra për uljen e ekonomisë joformale. 
 
GAZMEND REXHEPI