Maqedoni
“Pastrimi” i gjyqësorit, Zaev: Të realizohet nëpërmjet ligjeve reformatore
16.12.2019 17:36
Kryeministri, Zoran Zaev, insiston në pastrimit kuadrovik të gjyqësorit dhe prokurorisë para zgjedhjeve.....

Zaev tha se këtë mund ta realizojnë institucionet me ndërhyrje konkrete, duke u mbështetur në ligjet reformatore në gjyqësor. Zaev këtu numëroi ligjet për Këshillin Gjyqësor, për gjykata si dhe Ligjin për Komisionin Antikorrupsion. Kryeministri nuk përjashton edhe mundësinë e ndërhyrjes së Komisionit Europian.
“Unë pres nga organet ekzekutive, sikurse Drejtoria e të Ardhurave Publike, bashkë me Regjistrin Qendror, Depozitin Qendror me Kadastrën e cila nxjerr fletpronësitë të veprojnë. Kjo punë s’ka pse pret zgjedhjet të përfundojnë ose jo, mund të veprojnë dhe kam dhënë udhëzime direkte, këtë ta bëjnë për të gjithë.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
Kryeministri teknik, Zaev si opsione përmend Spasovskin dhe Carovskën
Zaev është o bindur se nuk do të ketë lëvizje nga data e 12 prillit për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Emri i kryeministrit teknik do të dihet më tre janar kur do të përfundojë qeverisja e tij dhe formohet qeveria teknike.
“Përmenden emrat e dy ministrave nëpër media, emri i Oliver Spasovskit dhe Milla Carovskës, pasi që ata ikin nga funksionet e tyre. Edhe ne lëvizim në këtë rreth edhe pse në kryesinë e partisë propozohet që të ketë persona nga jashtë. Duam që të gjitha këto t’i analizojmë dhe të marrim vendim.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Deri në fund të vitit opozita do të duhet të dalë me emrat e ministrave teknikë të brendshëm dhe të punës dhe politikës sociale. Deri atëherë, Zaev thotë se qeveria do të tentojë të votojë Ligjin për Prokurori Publike në parlament, për të cilin nevojiten dy të tretat e votave.
MERAL ISMAILI
