Futboll
Shqipëria U21, miqësore me Rumaninë më 8 tetor
24.09.2014 19:12
Kombëtarja U-21 do të luajë një miqësore më 8 tetor ndaj moshatarëve rumunë...

Lajmi konfirmohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, zyrtarët e së cilës po merren gjatë këtyre ditëve edhe me përgatitjen e këtij takimi. Ndeshja do të luhet në Rumani, teksa grumbullimi i skuadrës sonë do të nisë më 5tetor.
Duke filluar nga dje, trajneri iShpresave të Shqipërisë, Skënder Gega, është duke përpiluar listat e lojtarëve që do të grumbullojë për këtë ndeshje, e cila më së shumti vlen për të parë gjendjen e kësaj skuadre.
Sipas "Panorama Sport", mësohet se pjesë e kuqezinjve pritet të jenë edhe emra të lakuar në media gjatë kohëve të fundit si: Nesat Meçe, Esad Morina, Mërgim Vojvoda, Dren Hoxha etj., të cilët luajnë në skuadra të njohura në Europë.
Ndërkohë, problem shqetësues për Gegën është fakti se në kampionatin shqiptar ka një mangësi të theksuar aktivizimi të lojtarëve të moshës 19-21 vjeç, e cila përbën edhe bazën e Shpresave. Aktualisht në Superiore aktivizohet rregullisht vetëm Rrahmani i Partizanit.
