Maqedoni

Karposh, filloi projekti për selektimin e mbeturinave

16.12.2019 18:37

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me komunën e Karposhit dhe Ndërmarrjen “Higjiena komunale”...

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me komunën e Karposhit dhe Ndërmarrjen “Higjiena komunale”, prezantuan pilot projektin për selektim primar të mbeturinave. Projekti parasheh përfshirjen e 500 familjeve në lagjen Vllae, të cilat do t’i selektojnë mbeturinat në kosha të veçanta për mbetje të thata dhe të lëngta.  
 
“Qyteti i Shkupit vazhdon me aplikimin e konceptit për trajtimin e mbeturinave. Për këtë qëllim në komunën e Karposhit në lagjen Vllae, familjeve u janë ndarë 500 kosha për selektim të mbeturinave, që mundëson ndarjen e mbeturinave të thata dhe të lënshta, me qëllim që gjatë vitit të ardhshëm në kuadër të sistemit të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” të fillojmë me përpunimin e mbeturinave.”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
 
Realizimin e projektit po e ndihmon edhe USAID-i me sigurimin e ekspertëve për përpunimin e mbeturinave. Njëherit nga “Higjiena komunale” bëjnë të ditur se që nga fillimi i vitit e deri tani qytetarët e pandërgjegjshëm kanë djegur rreth 100 kontejnerë, që kapin vlerën e rreth 1.5 milion denarësh. Rastet e kontejnerëve të djegur janë raportuar edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por deri më tani asnjë autor nuk është gjetur ose dënuar.
 
GYLTENE SINANI