Botë

Britania e madhe kërkon t’i bashkohet sulmeve ajrore kundër shtetit islamik

25.09.2014 14:34

Kryeministri britanik, David Cameron, ka njoftuar se më 26 shtator ai ka ftuar parlamentin për të aprovuar kërkesën që Britania e Madhe...

Kryeministri britanik, David Cameron, ka njoftuar se më 26 shtator ai ka ftuar parlamentin për të aprovuar kërkesën që Britania e Madhe t’i bashkëngjitet sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak.
 
Ai ka njoftuar mbi këtë, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit (KS) në Nju Jork.
 
“Duam të jemi pjesë e luftës ndërkombëtare kundër IS-it”- ka thënë ai.
 
Ai ka përmendur edhe shtetin e Iranit, për të cilin ka thënë se edhe ky vend mund të jetë pjesë e bashkëpunimit për tu mbrojtur nga kërcënimet e militantëve të IS-it. Cameron, tha se Britania e Madhe ka “shumë mospajtime” me Iranin, por sipas tij, duhet t’i jepet rasti edhe këtij vendi, për të qenë pjesë e zgjidhjes së problemit. 
 
Më 24 shtator, Cameron është takuar me presidentin iranian, Hassan Rohani, në OKB, i cili ishte takimi i parë mes këtyre dy vendeve qysh prej Revolucionit Islamik të vitit 1979.