Zaev dhe Vuçiç më 20-21 dhjetor do qëndrojnë në Tiranë
17.12.2019 10:04
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serv, Aleksandar Vuçiç....

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serv, Aleksandar Vuçiç, në fund të dhjetorit pritet të vizitojnë Tiranën.
Kjo vizitë bëhet në kuadër të përpjekjeve për formimin e një “mini-Shengeni” ballkanik.
Këto përpjekje nisën rreth dy muaj më parë në Novi Sad të Serbisë, ku tre liderët Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Edi Rama u dakorduan për një gjë të tillë. Ata fuqizuan idenë e tyre me një takim në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe pritet finalizimi i saj në Durrës më 21 dhjetor.
