49 gazetarë të vrarë këtë vit, Amerika latine më keq se Lindja e Mesme

17.12.2019 12:34

Gazetaria mbetet një profesion i vështirë që shpeshherë vendos në rrezik jetën e gazetarëve ndërsa shifrat e regjistruara...

Gazetaria mbetet një profesion i vështirë që shpeshherë vendos në rrezik jetën e gazetarëve ndërsa shifrat e regjistruara nga organizata “Reporterët pa kufij” për vitin 2019 flasin për 49 gazetarë të vrarë, 389 të burgosur ndërsa 57 prej tyre po mbahen peng.

Në Meksikë, janë vrarë 10 gazetarë, po aq sa edhe një vit më parë. Me gjithsej 14 gazetarë të vrarë, Amerika Latine është tani po aq vdekjeprurëse për gazetarët sa edhe Lindja e Mesme.

Në përmbledhjen vjetore mbi dhunën dhe shkeljet ndaj gazetarëve, të publikuar këtë të martë nga “Gazetarët pa Kufij”, thuhet se shifra paraqet një rënie prej 44 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Një aspekt tjetër shqetësues, është shtimi i numrit të arrestimeve arbitrare të gazetarëve. Gjithsej 389 gazetarë janë në burgje në lidhje me punën e tyre, rreth 12 për qind më shumë sesa vitin e kaluar.

Gjysma e tyre mbahen në burgje në Kinë, Egjipt dhe Arabinë Saudite.