Maqedoni
Normalizohet qarkullimi në rrugën Shtip-Radovish, mjegull në një pjesë të rrugëve
17.12.2019 13:14
Normalizohet qarkullimi në rrugën Shtip – Radovish, ku nga ora 11.15...

Normalizohet qarkullimi në rrugën Shtip – Radovish, ku nga ora 11.15 është larguar automjeti i cili mbrëmë ka dalë nga rruga.
“Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në vende-vende në rrugë të lagështa.Për shkak të paraqitjes së mjegullës, ulje të dukshmërisë prej 100 deri në 150 metra ka në Manastir, Ohër, Presekë, Kërçovë dhe Makedonski Brod”, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mesditës për gjendjen e rrugëve./Mia
