Botë

Ukraina kërkon që të vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë

25.09.2014 14:51

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka kërkuar nga shtetet e ndryshme botërore që të mos i heqin sanksionet ndaj Rusisë...

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka kërkuar nga shtetet e ndryshme botërore që të mos i heqin sanksionet ndaj Rusisë, derisa Ukraina të mos e marrë kontrollin e plotë të territorit të saj, përfshirë edhe atë të Krimesë.

Yatsenyuk, i ka  bërë këto komente gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me ç’rast ka kërkuar nga Rusia që të tërheq forcat e saj nga territori i Ukrainës.

“Rusia duhet të tërheq forcat e saj nga Ukraina, të ndërpres mbështetjen e terroristëve dhe të fillojë bisedimet paqësore”- është shprehur kryeministri ukrainas.

Duke iu adresuar direkt presidentit rus, Vladimir Putin, ai ka thënë: "Moska mund të fitojë në fushëbetejë, por kurrë nuk do ta fitoni luftën ndaj kombit, ndaj popullit të Ukrainës".