Botë

Tërmeti në Shqipëri, arrest në burg pa afat për 9 të arrestuarit

17.12.2019 19:48

Gjykata e Durrësit la në masën e sigurisë “arrest në burg pa afat” për 9 personat e arrestuar të dyshuar...

Gjykata e Durrësit la në masën e sigurisë “arrest në burg pa afat” për 9 personat e arrestuar të dyshuar si përgjegjës për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit në Durrës, ku vetëm në këtë qytet humbën jetën 23 persona. 5 nga të arrestuarit akuzohen për veprën  penale “shpërdorim detyre”.

Ndërsa për Kujtim Hasen - shef i shërbimeve të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, Prokuroria ka ngritur akuzën “Vrasje me dashje”. Rruzhdi Xheka - ndërtues dhe pronar i Hotel “Mira Mare” si dhe Avdulla Osmani - pronar i hotel “Tropikal”, akuzohen për vrasje ne rrethana cilësuese.

Arkitektja, Nevjana Isufaj, akuzohet për “Falsifikim dokumentash”. Përveç 9 të arrestuarve janë në kërkim edhe 9 persona të tjerë.

Bëhet fjalë për zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, dy drejtues të Kovaleshencës në Ministrinë e Brendshme si dhe ndërtues.

Sipas prokurorisë, humbja e jetëve mund të ishte shmangur nëse do të ishin zbatuar rregullat e ndërtimit.

Kësisoj, organi i akuzës bën përgjegjës të drejtpërdrejtë të arrestuarit për këtë çështje. Qeveria ndërkohë vijon punën për strehimin e personave të cilëve iu prishën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për shumë prej tyre, kryeministri Rama ka thënë se shtëpitë do t’i kenë gati në pranverë.

 
LULJETA NDOKA