Franca e bllokuar nga greva 13 ditore, tronditet qeveria, dorëhiqet ministri i pensioneve
Ministri francez për reformën e pensioneve dha dorëheqjen për shkak të një konflikti interesi...

Ministri francez për reformën e pensioneve dha dorëheqjen për shkak të një konflikti interesi dhe poste të padeklaruara prej të cilave përfitonte 13 paga të majme shtesë përveç asaj të Ministrit.
Komisioneri i Lartë për Pensionet, ishte një nga aleatët më të besueshëm të Macron dhe një nga ata pak anëtarë me përvojë në kabinet.
Dorëheqja e tij, vjen në një moment kritik pasi qeveria është e bllokuar në përballjen me sindikatat lidhur me planet për rregullimin e sistemit të pensioneve.
Sindikatat kanë thënë se do të shtojnë protestat nëse qeveria nuk tërhiqet nga reforma.
Pjesa më e madhe e rrjetit hekurudhor të Francës vijon te jete e bllokuar ndërsa kaosi i trafikut vazhdon në të gjithë vendin.
Organizatorët e grevës shpresojnë për një përsëritje te skenarit të vitit 1995, kur ata detyruan qeverinë e qendrës së djathtë të tërhiqte reformën e pensioneve pas tre javësh grevash në metro dhe hekurudha pak para Krishtlindjes.
Disa universitete, përfshirë Sorbonne në Paris, kanë shtyrë provimet e fundvitit.
