Botë

Së paku 10 civilë të vrarë në Afganistan

17.12.2019 20:37

Së paku 10 civilë humbën jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin u sulmua me bombë, në provincën Khost të Afganistanit...

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, tha se shpërthimi ndodhi në qarkun Ali Sher, mëngjesin e së martës.
 
Viktimat përfshijnë tre fëmijë, dy gra dhe pesë burra, tha Rahimi.
 
Talib Mangal, zëdhënës i guvernatorit të provinës, tha se të gjitha viktimat kanë qenë anëtarë të së njëjtës familje.
 
Autoritetet i fajësuan militantët talibanë për sulmin.
 
Grupi nuk ka komentuar ende.
 
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan tha përmes një deklarate se "është thellësisht i shqetësuar për nivelet e papara të dhunës" kundër civilëve afganë.
 
Ky mision ka dokumentuar 2,563 të vrarë dhe 5,676 të plagosur në nëntë muajt e parë të këtij viti./evropaelire