Botë

Bastisje të reja nëpër shkollat e Moskës për shkak të alarmit për bomba

17.12.2019 21:35

Më shumë se dhjetë shkolla në Moskë edhe sot morën kërcënime për bomba të vendosura...

Më shumë se dhjetë shkolla në Moskë edhe sot morën kërcënime për bomba të vendosura, ndërsa një burim nga Shërbimi për situata të jashtëzakonshme pohon se kërcënimet vijnë nga Ukraina.
 
Burimi thekson se po bëhen bastisje nëpër shkolla, të cilat morën kërcënime për bomba të vendosura, ndërsa marrin pjesë edhe qen të trajnuar special.
 
“Të gjitha thirrjet nga janë marrë kërcënimet vijnë nga territori i Ukrainës”, thekson burimi.
 
Paraprakisht, 13 gjykata të rrethit të Moskës, së bashku me Gjykatën Supreme të Rusisë, janë evakuuar pas kërcënimeve për bomba të vendosura, ndërsa kërkimi është duke vijuar në tre aeroporte – Domodedovë, Sheremetjevë dhe Zhukovski.
 
Kjo seri kërcënimesh me bomba në Moskë filloi më 28 nëntor. Për dy javë janë kryer kërkime në më shumë se 3.000 objekte, ndërsa pothuajse 300.000 persona janë evakuuar.
 
Deri më tani të gjitha kërcënimet ishin te rrejshme./mia