Polonia rrezikon daljen nga BE

18.12.2019 10:45

Polonia mund të përfundojë me largim nga Bashkimi Evropian....

Qeveria e Polonisë  rrezikon që të dalë nga Bashkimi Evropian pas propozimit të reformës gjyqësore, që  parashikon shkarkimin nga detyra të të gjithë gjykatësve, nëse këta të fundit vënë në dyshim ndryshimet e qeverisë për gjyqësorin.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se sipas propozimeve të paraqitura nga qeveria e partisë Konservatore shoqërore Ligji dhe Drejtësia, gjyqtarët mund të dënohen për përfshirje në veprimtari politike. Gjykata Supreme në Poloni deklaron se ky propozim dhunon një prej parimeve kryesore të BE-së ndërkohë që partia e cila është në pushtet shprehet se reforma të tilla ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit. Propozimet në lidhje me këtë temë do të diskutohen të enjten.