Maqedoni
Përkujtohet 70 vjetori i djegies së Runicës
25.09.2014 14:55
Dje pasdite, në fshatin Runicë të Komunës së Likovës, u përkujtua 70 vjetori i djegies së fshatit dhe vrasjes së mbi 20 banorëve të saj nga ana e aradheve partizane komuniste...

Në shpalljen e këtij manifestimi përkujtimor, Ibrahim Kurtishi, kryetar i Bashkësisë vendore të fshatit Runicë, tha se fshati i tyre gjatë historikut të tij është djegur tri herë.
Për ngjarjen e kësaj dite të dhimbshme dhe krenare, me një referat historik u paraqit profesori i historisë, Minir Ademi.
Në emër të Këshillit Organizativ foli Feriz Dervishi, duke theksuar se të vrarët në Runicë, 70 vjet më parë, përpos vrasjes dhe masakrimit, atëherë u etiketuan edhe si banditë, kriminelë.
Më pas u zbulua edhe pllaka përkujtimore me emrat e të gjithë të rënëve, kurse manifestimi u pasurua edhe me recital nga nxënësit vendor.
NEXHAT AQIFI
