Dhoma e përfaqësuesve të SHBA-ve, Trump sot drejt shkarkimit apo shpëtimit?!
Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara....

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara pritet të votojë sot për fajësimin e presidentit Donald Trump – procedurë që në anglisht njihet si “impeachment”.
Pasi Dhoma kontrollohet nga demokratët rivalë të presidentit, masa pritet të kalojë dhe t’i hapë rrugë gjykimit të Trumpit në Senat.
Nëse kjo ndodh, Trump do të jetë presidenti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara që do të përballet me procesin e tillë, që mund të çojë në shkarkim. Procedurat me synim shkarkimin e presidentit kanë nisur në shtator nga demokratët, kur është zbuluar se Trump i ka kërkuar homologut ukrainas ta hetojë rivalin e tij politik, Joe Biden. Biden mund të jetë kundërkandidat i Trumpit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Trump thuhet se e ka kushtëzuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, në këmbim të këtyre hetimeve.
Ai e mohon çdo keqbërje, por kërkimi i ndihmës nga jashtë për të fituar zgjedhjet në SHBA është akt i paligjshëm.
Mbi Trumpin rëndojnë dy akuza: për abuzim të pushtetit dhe për pengim të punës së Kongresit. Nëse “impeachment”-i kalon në Senat, kjo Dhomë ka pak gjasa që të votojë pastaj për shkarkimin e presidentit, pasi ajo kontrollohet nga Partia e tij Republikane.
