Është ulur niveli i ujit të lumenjve në vendin tonë
18.12.2019 12:10
Tri herë më të ulëta nga mesatarja për dhjetorin janë nivelet e lumenjve në vendin tonë...

Tri herë më të ulëta nga mesatarja për dhjetorin janë nivelet e lumenjve në vendin tonë, si ai i Sateska në Botuni, Treska në Makedonski Brod dhe Cërna Reka te R.B. Most, tregojnë matjet e sotme hidrologjike.
Ulje të dyfishtë shënojnë edhe Lepenci në Shkup, Kriva Reka në Kriva Pallankë, Strumicë në Novo Sellë, Cërna në Novaci dhe Drini i Zi në Lozhanë.
Niveli i ujit te lumenjtë tjerë nuk është jashtë mesatares.
