Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf, dënohet me vdekje

18.12.2019 13:11

Ish-presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf është dënuar me vdekje....

Ish-presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Pakistan me akuzat për tradhti.

Një vendim i tillë nuk ishte dhënë asnjëherë në Pakistan, një vend që historikisht është sunduar nga ushtria.

Ushtria reagoi pas vendimit duke thënë se duhet injoruar vendimi. Gjenerali Musharaf mori pushtetin me një grusht shteti në vitin 1999 dhe ishte president i Pakistanit nga viti 2001 deri në vitin 2008.

Gjeneralit Musharaf u lejua të largohej nga Pakistani në vitin 2016 dhe aktualisht ai ndodhet në Dubai. Dënimi nuk ka gjasa të kryhet.