Maqedoni
Australi, shënohet dita më e nxehtë në histori
18.12.2019 13:39
Australia të martën ka përjetuar ditën më të nxehtë që është regjistruar ndonjëherë në këtë vend....

Australia të martën ka përjetuar ditën më të nxehtë që është regjistruar ndonjëherë në këtë vend dhe pranverën më të rrezikshme sa i përket zjarreve në natyrë, kjo sipas të dhënave të publikuara nga Byroja e Meteorologjisë.
Dita e djeshme ishte më e nxehta që është regjistruar ndonjëherë, me temperaturë mesatare prej 40.9 gradë në mbarë vendin.
Byroja e Meteorologjisë gjithashtu tha se 95 për qind e territorit të Australisë ka qenë nën rrezikun e motit që shkakton zjarre. Kjo shifër është dukshëm më e lartë se përqindja e zakonshme gjatë viteve të kaluara.
