Maqedoni
Specialja mbetet pa mjete financiare, PSP: Të tërhiqet amendamenti, shkel autonominë
18.12.2019 16:20
Prokuroria Speciale Publike kërkon tërheqjen e amendamentit për buxhetin e shtetit për vitin 2020...

Prokuroria Speciale Publike kërkon tërheqjen e amendamentit për buxhetin e shtetit për vitin 2020, që e votoi Komisioni i Kuvendit për Financim dhe Buxhet, me të cilin mjetet financiare të parapara për PSP-në janë ridestinuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.
Siç thuhet në kumtesë, bëhet fjalë për shkelje flagrante të ligjit që bart me vete përgjegjësi penale, duke pasur parasysh se neni 16 i Ligjit për Prokurori Publike parasheh që Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Financave dhe Kuvendi nuk mund të ndryshojnë planin financiar nga neni 13, aq më shumë nëse merret parasysh se Ligji për PSP-në është në fuqi deri më 15 shtator të vitit 2020, deri kur edhe ekziston ky institucion.
"Nëse merret parasysh se me amendamentin merren të gjitha mjetet e destinuara për shlyerjen e detyrimeve rrjedhëse të kësaj prokurorie, parashtrohet pyetja se si do të servisohen obligimet deri në skadimin e mandatit ligjor të këtij institucioni dhe çfarë porosie japim deri tek profesionalistët që kanë vendosur të luftojnë korrupsionin e nivelit të lartë.”,- thuhet nga Prokuroria Speciale Publike.
Nga ky institucion apelojnë që të respektohen dispozitat ligjore, pasi që amendamenti në fjalë godet pavarësinë dhe autonominë financiare të Prokurorisë Publike të tërhiqet.
FLORIJE BELULI KAMBERI
