Maqedoni

70 portale në Regjistrin e mediave online, KEMM: Vetërregullim, stimuli i profesionalizmit

18.12.2019 16:55

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Media prezantuan Regjistrin...

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Media prezantuan Regjistrin online të mediave profesionale, i cili gjithsej përfshin 70 portale. Regjistri do t’u mundësojë biznesmenëve që  të kuptojnë cilat media online cilësohen si profesionale në punën e tyre për t’u mbrojtur nga shantazhuesit dhe mediat joprofesionale. Qytetarët të mësojnë t’i njohin mediat që respektojnë standardet, të dinë se kujt mund t’i besojnë dhe cilat informata t’i marrin me rezervë.
 
“Procesi është rezultat i një debati më të gjerë për nevojën për adresimin e problemeve në fushën e punës së mediave online dhe në këtë proces organizatat tona kishin rol aktiv, por edhe qëndrim se vetërregullimi është zgjidhja më e fuqishme për stimulimin e profesionalizmit të medias jo vetëm në këto rrethana, por edhe në afat më të gjatë.”,- deklaroi drejtoresha e KEMM, Marina Tuneva.
 
ShGM: Qytetarët e informuar mirë, njohin standardet
 
“Për biznesmenët do të thotë mbrojtje nga shantazhuesit dhe mediat joprofesionale, ndërsa qytetarët të mësojnë t’i njohin mediat që respektojnë standardet, të dinë se kujt mund t’i besojnë dhe cilat informata t’i marrin me rezervë. Dhe më në fund edhe për politikanët ja shansi për të dashur vendin me standarde të gazetarisë të cilat e bëjnë gazetarinë fuqia e shtatë në botë dhe jo hallkë e ndonjë partie politike.”,- tha kryetari i ShGM-së, Mlladen Çadikovski.
 
Nisma për krijimin e Regjistrit është e mbështetur edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Regjistri është krijuar sipas kritereve të dakorduara midis Këshillit të Etikës dhe ShGM-së, duke ndjekur praktikat e shoqërive të zhvilluara demokratike dhe Këshillit të Evropës, dhe në konsultime me komunitetet e biznesit dhe medias në vend.
 
NAIM RAMADANI
 
GAZETAR:
NAIM RAMADANI