Maqedoni
Ligji për Prokurorinë Publike, PNKOK do të udhëheqë me lëndët e PSP-së
18.12.2019 17:23
Të gjitha rastet e krimit dhe korrupsionit të profilit të lartë do të jenë në kompetenca të Prokurorisë Themelore Publike...

Të gjitha rastet e krimit dhe korrupsionit të profilit të lartë do të jenë në kompetenca të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, që udhëhiqet nga Vilma Ruskoska. Kjo zgjidhje ligjore është pjesë e konsultimeve mes partnerëve të koalicionit rreth Ligjit për Prokurorinë Publike, konfirmojnë për TVM2 nga Ministria e Drejtësisë. Që sektori i ri në kuadër të PNKOK-së të ketë sukses, parashikohet edhe rritja e numrit të prokurorëve në të. Në nenin 108, alineja 3, i propozimit për të cilin grupet e punës po punojnë, thuhet: “Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndërmerr kompetencat e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Veprave Penale, që kanë lidhshmëri ose që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve".
Në të njëjtin nen sqarohet se prokurorët e PSP-së vazhdojnë të veprojnë në lëndët e njëjta që janë dorëzuar në Prokurorinë Publike.
"Prokurorët publikë të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Veprave Penale, që kanë lidhshmëri e që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, të cilët kanë vepruar mbi lëndët në kompetencë të kësaj prokurorie, vazhdojnë të veprojnë në ato lëndë që i janë dorëzuar Prokurorisë Publike të Maqëdonisë së Veriut",- që nënkupton se vazhdojnë të gjitha fazat parahetimore dhe hetimore që i ka filluar PSP.
Për nevojat plotësuese financiare, Ruskoska do të duhet të përgatisë propozime dhe kërkesa plotësuese për financim të aktiviteteve të rritura në punë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
