Maqedoni
Konferencë kushtuar pronësisë së mediave
25.09.2014 17:07
Koncentrimi i pronësisë së mediave paraqet kërcënim serioz për lirinë e shprehjes, si dhe pluralizmin në media...

Ky ishte pothuajse konstatim i përbashkët i pjesëmarrësve në konferencën rajonale: "Transparencë mbi pronën në media dhe pengimi i koncetrimit medial".
Institucionet duhet të sigurojnë garanci në mënyrë që mediat të jenë roja e vërtetë e demokracisë, tha zëvendësministrja e Shoqërisë Informatike, Marta Arsovska-Tasevska.
“Koncentrimi i tepruar i pronësisë mund të shpie në ngushtimin e diskursit publik, përkatësisht për shkak të interesave të caktuara politike dhe afariste të pronarëve, qasjet e caktuara të përjashtohen krejtësisht ose më pak të përfaqësohen në media”- deklaroi zëvendësministrja e Shoqërisë Informatike, Marta Arsovska-Tasevska.
“Transparenca lidhur me pronësinë e mediave kohët e fundit u ngjit lartë në agjendën e BE-së. Pikërisht për këtë u themelua një komision i lartë për liri mediale dhe pluralizëm, e krijuar nga komisari, Neli Kruz. Raportet e këtij komisioni flasin shumë për mungesën e transparencës në pronësinë e mediave”- tha ish-kryetari i EPRA-së, Zhan Françis Furnemont.
Në Maqedoni, çështjet lidhur me pronësinë e mediave, përqendrimit të palejuar medial dhe transparenca e pronës mediale janë rregulluar me ligj, thotë Milaim Fetai nga Agjencia për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele.
“Duke pasur parasysh rolin e mediave në ndërtimin e shoqërive stabile demokratike në të gjitha aspektet e funksionimit të shtetit, koncentrim të posaçëm i jepet transparencës së pronësisë në media, duke pasur parasysh se kapitali ndërkombëtar mund të gjejë funksion joadekuat, duke pasur nën kontroll shumë media”- u shpreh Milaim Fetai nga Agjencia për Media.
Në Konferencën Rajonale në Shkup, po marrin pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia.
NAIM RAMADANI
