Maqedoni
Një pjesë e Komunës së Gazi Babës nesër pa ujë
18.12.2019 22:01
Një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Ferid Bajram”, “Ivan Manolev” dhe “Alpi” në Komunën e Gazi Babës...

Një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Ferid Bajram”, “Ivan Manolev” dhe “Alpi” në Komunën e Gazi Babës nesër nga ora nëntë do të mbesin pa ujët të pijshëm.
Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen në furnizimin me ujë është defekti i tubacionit të ujësjellësit me diametër prej 80 milimetra në rrugën “Ferid Murat” nr. 15.
Konsumatorët do të jenë pa ujë derisa ekipet e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup nuk përfundojnë me intervenimin./mia
