Indi, qindra të arrestuar në protesta
Policia në Indi arrestoi qindra vetë që sfiduan ndalimin e protestave...

Policia në Indi arrestoi qindra vetë që sfiduan ndalimin e protestave kundër ligjit të ri për shetëtsi.
Ndalesa u vendos në disa pjesë të kryeqytetit Nju Delhi dhe në rajonet Utar Pradesh dhe Karnataka. Ajo u ndërmor pas disa ditësh protesta, që në disa raste u shndërruan në dhunë midis protestuesve dhe policisë.
Ligji i ri u ofron nënshtetësi imigrantëve të paligjshëm jomyslimanë nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani. Qeveria federale, e udhëhequr nga partia nacionaliste hinduse Bharatiya Janata, thotë se ligji do t'i mbrojë njerëzit nga persekutimi, por, sipas kritikëve, ai është pjesë e "agjendës nacionaliste hinduse" për të margjinalizuar mbi 200 milionë myslimanë të Indisë. Zyrtarët thanë se kanë vendosur t'i ndalojnë protestat për të shmangur dhunën. Por, protestuesit u tubuan në disa vende duke u organizuar përmes mediave sociale.
