Basketboll
Toronto “leksion” Detroit, vijon kriza për Golden State
19.12.2019 13:50
Skuadra kampione e Torontos fitoi 112-99 ndaj Detroit, duke qëndruar mes skuadrave elitare në Konferencën e Lindjes...

Tjetër ndeshje e mirë e Siakam, që realizoi 26 pikë, mbështetur edhe nga Serge Ibaka me 25 pikë e 13 rebound. Skuadra e Boston, falë 32 pikëve të Walker, 26 të Brown dhe 24 të Tatum mposhti me përmbysje 109-103 Dallas.
Nuk zhgënjen skuadra e Denver, forca e tretë në Perëndim, që mundi 113-104 Orlando, ndeshje ku diferencën në parket e bëri Murray, autor i 33 pikëve. Skuadra nënkampione e Golden State vazhdon momentin negativ këtë sezon, teksa pa yjet e saj humbet sërish.
Warriors u mundë 122-112 nga Portland ku u dallua (Lillard me 31 pikë e 13 asist si dhe McCollum ne 30 pikë). Surprizon Miami, që mposhti 108-104 Philadelphia jashtë fushe, sfidë me rivalitet dhe emocione deri në fund. Ndeshje e mirë e Nunn, që realizoi 26 pikë, mbështetur edhe nga Adebayo me 23 pikë.
Chicago fitoi 110-109 ndaj Washington pas kohës shtesë me (Markkanen qe reazizoi 31 pikë), ndërsa Oklahoma mundi me përmbysje 126-122 Memphis (Schroder 31 pikë).