Futboll

Përfundon El Clasico, pa fitues në Camp Nou

19.12.2019 13:52

Ka përfunduar ndeshja e madh e El Clasicos ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit...

Ndeshje kjo e cila ishte paraparë të luhet në tetor, mirëpo pas situatë të krijuar në qytetin e Barcelonës, Federata spanjolle e futbollit kishte vendosur ta shtyej, përfundoi me rezultat të barabartë pa gola 0:0.
 
Real Madridi gjatë gjith ndeshjes ishte skuadër më e mirë në fushë se vendasit mirëpo ani pse kishte disa raste të mira shënimi, djelmoshat e Zidane nuk arriti që ta gjejë golin e fitores.
 
Ndërsa edhe Barcelona kishte rastet e veta, mirëpo mbrojtja mirë e vendosur nga tekniku francey nuk i  mundësoi që të bëntë diçka më shumë, Lionel Messit me shokët e tij të skuadrës.
Me këtë barazim Barcelona mbetet e para me pikë të barabarta me Realin, mirëpo me golaverazh më të mirë se skuadra madrilene.
 
Kujtojmë që ky është barazimi I 52-të në histori të këtyre dy klubeve në kuadër të La Liga spanjolle.