Dy të vrarë brenda poliklinikës së qytetit të Patosit

19.12.2019 14:35

Dy persona janë vrarë pas një konflikti me armë mesditën e sotme...

Dy persona janë vrarë pas një konflikti me armë mesditën e sotme brenda në ambientet e poliklinikës së Patosit në Shqipëri.

Burime nga spitali i konfirmuan Ora News, se bëhet fjalë për dy persona që kishin mbërritur të vdekur.

Lajmi u konfirmua më pas dhe nga policia e shtetit, sipas së cilës Elis Kapaj ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa në M. R, i plagosur ndërroi jetë në spital.

“Që të dy ata janë nga Patosi”, informoi policia.

“Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimi i armës së zjarrit.”

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.