Maqedoni

Institucionet nuk e zbatojnë Ligjin për Mbrojtjen e Denoncuesve. Qytetarët kanë frikë të denoncojnë, nuk u besojnë institucioneve

19.12.2019 15:49

Tre vjet nga miratimi, Ligji për Mbrojtjen e Denoncuesve nuk po gjen zbatim...

Veç Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, asnjë nga institucionet bartëse të këtij procesi nuk e zbaton atë, as Ministria e Drejtësisë, as Ministria e Punëve të Brendshme dhe as Prokuroria, ndërkaq rreth 80% e institucioneve as që kanë dëgjuar që një ligj i tillë ekziston.        
 
“Një nga arsyet kryesore është se nuk ka vullnet politik që të fillojë zbatimi i ligjit. Të dhënat tregojnë se 80% e institucioneve praktikisht nuk kanë dëgjuar për ligjin, që do të thotë se ligji nuk është promovuar mjaftueshëm. Vihet re se mungon vullneti i institucioneve për ta zbatuar atë.”,- tha kërkuesi, Aleksandar Pisarev.
 
Mirëpo Ligji nuk zbatim edhe për një arsye tjetër. Qytetarët kanë frikë të denoncojnë. Dyshojnë se zyrtarë joprofesionistë mund të zbulojnë identitetin e tyre, dhe kështu të bartin pasoja. 
 
“Një periudhë të gjatë, rreth 10 vjet, jetonim në një shtet të robëruar, ku qytetarët ishin dekurajuar dhe frikësuar që të bëjnë çfarë do qoftë, dhe është vështirë që për një kohë të shkurtër të ktheni besimin e qytetarëve në institucione. Qytetarët ende nuk besojnë mjaftueshëm në institucionet e sistemit dhe konsiderojnë se ato personalisht nuk mund të bëjnë asgjë.”,- u shpreh kërkuesi, Aleksandar Pisarev.
 
Pisarev inkurajon qytetarët që të denoncojnë. Ata nuk duhet të dëshmojnë krimin dhe korrupsionin, mjafton qëllimi i mirë dhe dyshimi se po veprohet në kundërshtim me interesin publik.  
 
Ligjit për mbrojtjen e denoncuesve buron nga Marrëveshja e Përzhinës dhe kishte për qëllim luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve. Ka hyrë në fuqi që në mars të vitit 2016.
 
Ligji për mbrojtjen e denoncuesve është pjesë e rëndësishme dhe në procesin negociatave me BE-në. Është pjesë e kapitullit 23.    
 
SHPËTIM NUREDINI