Maqedoni

Ndryshimet në Ligjin për Mbrojtje, Dimitriev: Jemi kundër riemërimit të ARM-së. Mitrevski: VMRO po provokon veto të re nga Greqia

19.12.2019 18:00

Ndryshimet në Ligjin për Mbrojtje kanë përplasur LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në...

Madje, VMRO-DPMNE ka nisur iniciativë për ndryshimet e ligjit në fjalë. Deputeti, Emil Dimitriev, thekson se partia e tij mbetet në qëndrimin kundër riemërimit të ARM-së në Armatën e Maqedonisë së Veriut. 
 
“Në periudhën e kaluar si opozitë kemi në mënyrë kërkuar konstruktive të hiqet ai nen, që është i papranueshëm për ne dhe se do të pranonim dhe votonim gjithçka tjetër që është në harmonizim me procedurat e NATO-s. Megjithatë, pushteti nuk dëgjoi. Prandaj sot e njoftojmë opinionin publik se VMRO-DPMNE ka parashtruar ndryshime në Ligjin për Mbrojte, draft-ligj që është identik me atë të propozuar nga Qeveria me përjashtim, pra ajo që nuk është në tekstin tonë është neni për ndryshimin e emrit të ushtrisë së RM-së.”,- deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Emil Dimitriev.
 
LSDM-ja nga ana tjetër akuzon opozitën maqedonase për dyfytyrësi dhe se pengon miratimin e ndryshimeve ligjore të domosdoshme për anëtarësim në NATO.
 
“Në vend që ta mbështesë VMRO-DPMNE-në, me një dyfytyrësi bllokon miratimin e Ligjit për Mbrojtje në dëm të shtetit dhe anëtarësimit tonë në NATO. VMRO-DPMNE vazhdon me politika destruktive të cilat janë në dëm të qytetarëve të RMV-së. Me sjelljen e tyre VMRO-DPMNE po e shkel kushtetutën e vendit dhe me këtë po e kërcënojnë anëtarësimin tonë në NATO dhe po krijojnë rrezikshmëri që Greqia të provokojë veto të re në NATO. Dyfytyrësi është që Mickovskit dhe deputetëve t’u pengojë emri RMV kur duhet të bëhemi anëtarja e 30 e NATO-s dhe të mos u pengojë në partinë popullore evropiane kur llogariten si parti nga RMV.”,- tha Jovan Mitrevski nga LSDM.
 
Për ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje nevojitet shumicë prej 2/3 nga deputetët.  
 
NAIM RAMADANI