Maqedoni

Menaxhimi me katastrofat natyrore, RMV nikoqire e trajnimit të 19 të NATO-s

19.12.2019 18:49

Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e trajnimit të 19 të NATO-së për menaxhim të pasojave nga katastrofat natyrore...

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Agron Buxhaku, pas nënshkrimit të memorandumit, theksoi se ky trajnim do të shërbejë edhe si një test për kapacitet që posedon vendi.
 
“Republika e Maqedonisë së Veriut përpiqet për integrim të plotë në NATO dhe BE, këto janë qëllime që kanë mbështetje të madhe publike por edhe konsensus të gjerë politik. Si Qeveria po edhe të gjitha institucionet tjera shtetërore janë duke punuar intensivisht dhe janë plotësisht të përkushtuar për të arritur këtë qëllim strategjik.”,- tha drejtori i Drejtorisë për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku.
 
Është hera e parë që NATO nënshkruan një dokument me një shtet që është pjesë e partneritetit për paqen, ndërsa trajnimin do ta implementojë si anëtar i Aleancës, theksoi përfaqësuesi i NATO-s.
 
“Këto trajnime janë shumë të ndryshme nga trajnimet tradicionale të NATO-s. Nuk janë ushtarake, por janë për menaxhim të pasojave nga katastrofat. U mundësojnë përgjegjësve por edhe ekipeve njohuri për reagim të parë, njohuri për bashkëveprim dhe aftësi të reja për të testuar teknologjitë e reja.”,- u shpreh Xhonatan Perish nga NATO.
 
Nga NATO përmendën beneficionet e pajisjes Next-Generation Incident Command system (NISC) që lehtëson komunikimin mes organizmave që intervenojnë në raste urgjente të katastrofave të ndryshme. 
 
ZEKIRIJA MEXHITI