Maqedoni

OE e RMV-së: Të respektohen afatet për ndërtim

19.12.2019 19:36

Komunat duhet të respektojnë afatet e parashikuara me Ligjin për Ndërtim, Planifikim Urban dhe Planifikim Hapësinor...

Komunat duhet të respektojnë afatet e parashikuara me Ligjin për Ndërtim, Planifikim Urban dhe Planifikim Hapësinor, thotë kryetari i Odës për Ndërtimtari, Ivica Jakimovski.
 
Ai u bën thirrje kryetarëve të komunave t’i kontrollojnë sektorët për urbanizim, kurse Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si autoritet nëse është nevoja mund t’i marrë ingerencat. 
 
“Ky është një apel për të gjitha komunat që ta marrin punën e tyre shumë seriozisht, sepse sistemi i autorizimit elektronik është bërë shumë mirë dhe çdo hap ndiqet në mënyrë të saktë, afati dhe ditët se ku lënda mund të qëndrojë. Nuk mundet që në anën e djathtë të dritares të një referenti në komunë të qëndrojë i kuq dhe mos të përgjigjet. Kjo nuk do të lejohet.”,- deklaroi kryetari i Odës për Ndërtimtari, Ivica Jakimovski.
 
Ligji i ri për legalizimin e ndërtesave pa leje tashmë është në procedurë parlamentare. Ata që kërkojnë status juridik do të duhet të paguajnë një shumë të plotë për shërbimet komunale dhe 50 për qind gjobë, kurse tarracat e zgjeruara dhe ndërtesat e paligjshme nuk do të legalizohen.
 
SEDAT SELIMI