Muhaxheri në listën e zezë të DASH-it
Departamenti Amerikan i Shtetit, publikoi listën me emrat e 10 individëve dhe dy grupeve të cilësuara si terroristë...

Departamenti Amerikan i Shtetit, publikoi listën me emrat e 10 individëve dhe dy grupeve të cilësuara si terroristë, në kuadër të përpjekjeve për sanksionimin e terroristëve dhe atyre që i mbështesin ata dhe aktet e tyre. Në listën e zezë gjendet edhe Lavdrim Muhaxheri.
Muhaxheri, raportohej të ketë publikuar pamje grafike në korrik të vitit 2014, në rrjetin social “Facebook”, në të cilat shihej vrasja e një të riu me heqje koke.
Si rezultat i këtij vendimi të Departamentit Amerikan, “të gjitha pronat nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara, tek të cilat këta individë apo grupe kanë interes, bllokohen dhe amerikanëve u ndalohet të angazhohen në ndonjë transaksion me ta, apo nga i cili ata mund të përfitojnë.
Në këtë listë gjendet edhe një emër tjetër nga rajoni, Nusret Imamoviq, nga Bosnja, për të cilin thuhet se vepron tash në Siri.
Ai thuhet të jetë angazhuar aktivisht në ekstremizëm dhe besohet të jetë duke luftuar përkrah frontit Al-Nusra.
