Botë

Itali, policia arrestoi 330 persona

19.12.2019 20:24

Policia italiane ka arrestuar 330 persona duke përfshirë disa në Zvicër, Gjermani dhe Bullgari...

Policia italiane ka arrestuar 330 persona duke përfshirë disa në Zvicër, Gjermani dhe Bullgari, gjatë një operacioni të madh që synonte të godas gripun mafioz “Ndrangheta”-n.

Ky grup me origjinë nga Kalabria në Italinë e Jugut, besohet të jetë rrjeti më i fuqishëm i krimit të organizuar në botë dhe kontrabanda kryesore e kokainës në Europë.

“U burgosën rreth 260 persona dhe 70 të tjerë u vendosën nën arrest shtëpie”, deklaruan karabinierët, duke shtuar se katër persona të tjerë u ndaluan nga qytetet e tyre të banimit.

Të dyshuarit po përballen me akuza lidhur me përfshirjen në shoqata mafioze, vrasje, zhvatje, trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe mashtrim.

Sulmi i policisë shënjestroi grupet e “Ndrangheta”-s në provincën Vibo Valentia në Kalabri dhe zbuloi lidhjet e tyre me sipërmarrësit vendas, nëpunësit civilë, politikanët dhe zyrtarët e policisë.

Në operacion, ku morën pjesë më shumë se 2 500 karabinierë, u sekuestruan asete me vlerë 15 milion euro nga të dyshuarit.